Shqipëria arrin 18 pikë, Seferi: Në Europianin e ardhshëm do jemi mes kombëtareve më të mira

  • A.P /
  • 16 November 2021 - 15:29
Shqipëria arrin 18 pikë, Seferi: Në Europianin e ardhshëm do jemi mes kombëtareve më të mira

Shqipëria arriti të fitonte kundër Andorrës për të arritur një rekord pikës në një eliminatore, plot 18 pikë si asnjëherë më parë arriti të grumbullonte përfaqësuesja kuq e zi.

Djemtë e drejtuar nga Edi Reja, arritën objektivin e tyre duke e renditur e treta në grup pas Anglisë dhe Polonisë.

Për këtë sukses të kombëtares, ka reaguar edhe Taulant Sefer, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shprehet i lumtur, duke theksuar se ai beson që Europianin e ardhshëm Shqipëria do jetë mes skuadrave më të mira.


“Çdo kush besoj është krenar kur e vesh këtë fanellë, e sidomos në fanellën ku mbizotëron Shqiponja. Jam i lumtur që jam pjesë e këtij grupi ku me sukses e mbyllem këtë edicion me 18 pik të grumbullua. Fitorja ishte shumë e rëndësishme dhe un besoj që Europianin e ardhshëm do jemi pjesë mes kombëtarëve më të mira”, shkruan lojtari i Tiranës.

(Kosova Sot Online)