Zyrtare: Arlind Ajeti te Padova, zbulohen detajet e kontratës

  • A.P /
  • 16 November 2021 - 20:23
Zyrtare: Arlind Ajeti te Padova, zbulohen detajet e kontratës

Arlind Ajeti, pasi kishte kryer vizitat mjekësore para katër ditësh, sot është zyrtarizuar si lojtari më i ri i skuadrës së Padova.

Qendërmbrojtësi ishte lojtar i lirë që pas largimit nga Reggiana dhe së fundmi Padova e ka bindur dhe ka nënshkruar.

Ajeti kishte dalë edhe në stërvitje sot dhe pasdite ka ardhur edhe zyrtarizimi. Kontrata e mbrojtësit do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor 2022.

Në marrëveshje ka edhe një klauzolë që e rinovon edhe me një sezon marrëveshjen, nëse Padova do të ngjitet në Serie B.

(Kosova Sot Online)