Holanda në Botëror, Turqia e Uellsi në play-off, Franca e lë Finlandën jashtë

  • A.P /
  • 16 November 2021 - 23:04
Holanda në Botëror, Turqia e Uellsi në play-off, Franca e lë Finlandën jashtë

Holanda ka fituar biletën për në “Katar 2022”, pasi ia doli të fitonte në minutat e fundit 2-0 kundër Norvegjisë. “Tulipanët” ishin në presion të madh, pas barazimit të befasishëm me Malin e Zi.

Gjithsesi në duelin kundër Norvegjisë sot dominuan, por goli nuk po vinte dhe normalisht e bënte situatën stresuese. Në fund, Bergwijn realizoi golin që gëzoi një popull të tërë, që tani mund ta shohë kombëtaren e vet në Botëror.

Nuk mungoi as Depay në festë, duke shënuar golin e dytë në minutat shtesë. Me rezultatin 2-0 Holanda nisi festën dhe është gati për “Katar 2022”.

Turqia nuk kishte gjë në dorë për kualifikimin direkt, por detyrën e bëri dhe triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Malit të Zi dhe tashmë shpreson ta arrijë objektivin përmes fazës “play-off”.

Në ndeshjen e sotme i ndëshkoi Fatos Beqiraj pas katër minutash lojë, ndërsa Turqia barazoi me Akurkoglu dhe golin e fitoren e realizoi Kokcu.

Derisa Finlanda u mund 2-0 nga Franca dhe humbi shansin edhe për play off.


(Kosova Sot Online)