Manchester Unitedi gati t’ia rrëmbejë Olmon Barcelonës

  • S.A /
  • 17 November 2021 - 09:33
Manchester Unitedi gati t’ia rrëmbejë Olmon Barcelonës

Manchester Unitedi është i gatshëm t’ia rrëmbejë synimin e Barcelonës, Dani Olmo.

Ylli i RB Leipzig Dani Olmo mund t’i bashkohet Manchester Unitedit në vend të Barcelonës, sipas El Nacional.

23-vjeçari e nisi karrierën në akademinë e Barçës, La Masia, dhe thuhet të jetë synimi kryesor i trajnerit Xavi Hernandez në afatin kalimtar të janarit.

Raportohet se Barcelona po mendon edhe për yllin e Manchester City, Raheem Sterling, duke ia hapur derën Unitedit për Olmon.

Marrëveshja e Olmos me RB Leipzig mbaron në verën e vitit 2024.

(Kosova Sot Online )