“Një letër nga Taulanti”, futbollisti Taulant Xhaka i jep fund karrierës me kombëtaren shqiptare

  • s. /
  • 17 November 2021 - 11:40
“Një letër nga Taulanti”, futbollisti Taulant Xhaka i jep fund karrierës me kombëtaren shqiptare

Futbollisti i talentuar Taulant Xhaka i ka dhënë fund karrierës me kombëtaren shqiptare. Ai lajmëroi ndjekësit në Instagram përmes një postimi ndaj të cilit bashkangjiti dhe shkrimin:“Një letër nga Taulanti.” “Të nderuartifozë, futbollistë, dashamirës të futbollit, e nderuara Kombëtare shqiptare krenari e gjakut tim. Dita që u vesha kuqezi ka qenë dhe mbetet dita më e bukur e jetës sime. Kam qenë dhe jam shumë krenar që u bë e mundur. Ishte një ëndërr për të gjithë familjen Xhaka, e cila tashmë e bërë realitet.
…Si unë dhe vëllai im Graniti jemi rritur me atdhedashuri për Shqipërinë dhe Kosovën…Kohët e fundit kam munguar në kombëtaren kuqezi për shkak të lëndimeve të shumta, që akoma vazhdojnë të më ndjekin.

Për këtë arsye dhe shumë arsye të tjera private, kam vendosur të jap lamtumirën nga kombëtarja kuqezi si lojtar i saj, por me zemër do jem në çdo moment pranë jush deri në frymën e fundit. Do jem përjetë KUQEZI. Më besoni që ky vendim është ndër vendimet më të vështira dhe emocionuese të marra ndonjëherë në jetën time. Nuk e kam pas aspak të lehtë ta marr një vendim të tillë, sepse pranë kombëtares jam ndjerë shumë mirë dhe krenar…”,- shkruan ai ndër të tjera duke e mbyllyr me falenderime.

(Kosova Sot Online )