Mësohet sa do të mungojë Bale, pasi u lëndua përsëri

  • A.P /
  • 17 November 2021 - 15:21
Mësohet sa do të mungojë Bale, pasi u lëndua përsëri

Gareth Bale pritet të mungojë rreth tri javë, për shkak të një lëndimi që e pësoi në ekipin kombëtar të Uellsit.

Bashkimi i Bale me Kombëtaren e Uellsit për ndeshjet e nëntorit i kushtuan Real Madridit dhe lojtarit, pasi anësori 32-vjeçar e lëndoi pulpën e këmbës.

Bale kishte munguar në nëntë ndeshjet e kaluara të Real Madridit në La Liga si pasojë e një lëndimi që e kishte pësuar më 28 gusht kundër Real Betisit.

Ai do të detyrohet ta shërojë një lëndim tjetër tani sapo të kthehet në Madrid.

Me kërkesë të lojtarit, Real Madridi ka vendosur të mos e bëjë publik raportin e tij mjekësor.

Bale i luaji vetëm 45 minuta për vendin e vet, kur e bëri paraqitjen e 100-të për Uellsin kundër Bjellorusisë, por më pas u lëndua dhe mungoi kundër Belgjikës të martën.

Real Madridi shpreson se ai do të shërohet plotësisht deri kah mesi i dhjetorit.

(Kosova Sot Online)