Protestat ndaj familjes Glazers dhe Super League, arrestohet 10 tifozë të tjerë të United

  • A.P /
  • 17 November 2021 - 21:30
Protestat ndaj familjes Glazers dhe Super League, arrestohet 10 tifozë të tjerë të United

Tifozët e Manchester United nuk u përmbajtën më 2 maj, datë kur ishte programuar të luhej ndeshja e kampionatit ndaj Liverpool në “Old Trafford”.

Rreth 1 mijë tifozët të “Djajve të Kuq”, pushtuan fushën me pankarta në duar kundër familjes Glazers që drejton klubin e njohur anglez, teksa nuk munguan trazirat jashtë stadiumit dhe përplasjet me policinë.

Acarimi ndodhi për shkak të pjesëmarrjes së United në krijimin e European Super League, kompeticion nga i cili u tërhoqën klubet angleze për shkak të reagimit të shpër të tifozëve.

Sky Sport shkruan se 10 tifozë kanë përfunduar në pranga, duke e çuar në 18 numrin e tifozëve “rebelë” të arrestuar gjatë trazirave në pranverë.


(Kosova Sot Online)