Reforma edhe në sport, disa rregulla të basketbollit futen në futboll!

  • S.A /
  • 18 November 2021 - 09:08
Reforma edhe në sport, disa rregulla të basketbollit  futen në futboll!

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka bërë thirrje që futbolli t’i marrë disa prej rregullave të basketbollit për ta përmirësuar lojën. Trajneri i klubit të basketbollit Virtus Bologna, Sergio Scariolo, e vizitoi qendrën stërvitore të Milanit, ku bisedoi me Piolin.Ata shkëmbyen ide për atë se ku mund të mësojnë të dy sportet nga njëri-tjetri dhe të përmirësohen, veçanërisht në këtë epokë të teknologjisë. “Unë dëshiroj të komunikoj më shumë me lojtarët gjatë ndeshjeve dhe personalisht do të fusja pushime të shkurtra edhe në futboll”, tha Pioli.

“Në atë mënyrë do të isha në gjendje t’u jap udhëzime më specifike dhe më të sakta lojtarëve, sepse në pushimin mes pjesëve unë përpiqem t’i kombinoj instruksionet taktike me ato teknike dhe t’i motivoj lojtarët për pjesën e dytë”, nënvizoi Pioli. Milani do të përballet me Fiorentinën në fundjavë, me synim për ta ruajtur ecurinë e mrekullueshme këtë sezon në ligë. Kuqezinjtë renditen në vendin e dytë me 32 pikë, aq sa ka lideri Napoli.

(Kosova Sot Online )