S’ka probleme për Brojën, sulmuesi kuqezi stërvitet me Southampton

  • S.A /
  • 18 November 2021 - 10:46
S’ka probleme për Brojën, sulmuesi kuqezi stërvitet me Southampton

Armando Broja ishte mungesa e madhe e Shqipërisë në dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Botërorit “Katar 2022”, kundër Anglisë në “Wembley” dhe Andorrës në “Air Albania”.

Stafi i kombëtares me në krye trajnerin Edi Reja është thënë se Broja nuk ishte gati për këto dy ndeshje shkak një dëmtim i tij.

Ndërsa klubi i Southampton ishte shprehur se Broja është gati për kombëtares.

Në media është folur për një krisje të marrëdhënies së tij me teknikun Reja. Shumë hipoteza që nuk dihet akoma se cila është e vërteta e kësaj ngjarje.

Nëse në kombëtare ka gjëra të paqarta sa i përket sulmuesit kuq e zi, tek Southampton situata është krejt ndryshe, të paktën sa i përket problemeve fizike.

Broja është shfaqur rregullisht në stërvitje me skuadrën e tij, dhe në një video të postuar në Twitter nga drejtuesit e klubit shikohet 20-vjeçari duke vazhduar stërvitjen  e plotë me pjesën tjetër të ekipit, ku sipas mediave angleze, sulmuesi kuq e zi është kandidat për një fanellë titullari në ndeshjen e fundjavës kundër Norwich.

(Kosova Sot Online )