Haaland, më afër Premierligës

  • S.A /
  • 18 November 2021 - 13:37
Haaland, më afër Premierligës

Mediat britanike raportojnë se sulmuesi norvegjez mund t’i bashkohet Man Unitedit ose Chelseat

E ardhmja e Erling Haalandit mund të jetë e lidhur me Premierligën.

Kështu të paktën raporton mediumi britanik “The Sun”.

Klubet e mëdha evropiane ia kanë vënë syrin sulmuesit të Borussia Dortmundit, i cili është në formë jetësore.

Kohë më parë spekulohej se Haaland mund të përfundojë në Real Madrid.

Mirëpo, “The Sun” raporton se klubet angleze janë në avantazh për t’i siguruar shërbimet e ish-futbollistit të Salzburgut.

Më saktësisht, klubet më të interesuara angleze për lojtarin janë Manchester United dhe Chelsea.

Haaland e ka një klauzolë të shkëputjes së kontratës prej 75 milionë eurosh.

Ai është sot njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm në futbollin evropian. 

(Kosova Sot Online )