Barcelona bën sakrifica, mendon ta shesë De Jongun për të blerë sulmue

  • A.P /
  • 18 November 2021 - 15:00
Barcelona bën sakrifica, mendon ta shesë De Jongun për të blerë sulmue

Barcelona po planifikon t’i shesë yjet e saj në mënyrë që t’i rrit fondet pas krizës financiare që e ka kapluar

Barcelona është e detyruar të bëjë sakrifica.

Gjigantit katalunas i duhet t’i shesë yjet e saj në mënyrë që t’i balancojë financat.

Klubin “Blaugrana” e ka kapluar kriza financiare shkaku i pandemisë COVID-19.

E lojtari i radhës që mund të shitet është mesfushori Frenkie de Jong.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik “The Sun”.

24 vjeçari ishte lojtar i rëndësishëm i trajnerit Ronald Koeman.

Ai mund t’i përshtatet edhe stilit të lojës së trajnerit të ri, Xavi Hernandez.

Mirëpo, Barcelona duhet të shesë lojtarë të reparteve të tjera për ta përforcuar sulmin.

(Kosova Sot Online)