Cannavaro: Ronaldos nuk do t’i frikësohesha aspak

  • A.P /
  • 18 November 2021 - 16:01
Cannavaro: Ronaldos nuk do t’i frikësohesha aspak

Ish-mbrojtësi i Italisë, Fabio Cannavaro, beson se nuk do ta kishte pasur problem të përballej me Cristiano Ronaldon në kohën e tij.  

Cannavaro i shijoi vitet më të mira të karrierës nga viti 2004 deri më 2006, kur e fitoi Kupën e Botës me Italinë.

Ai e fitoi Topin e Artë më 2006 dhe është lojtari i fundit italian që e ka fituar këtë çmim.

“Topi i Artë ishte rezultat i jashtëzakonshëm, por erdhi vetëm falë paraqitjeve të mia në Kupën e Botës”, tha Cannavaro.

Ish-mbrojtësi i Interit, Juventusit dhe Real Madridit beson se sulmuesit e sotëm nuk do ta frikësonin, përfshirë Cristiano Ronaldon e Manchester Unitedit.

“Son Heung-min dhe Harry Kane shumë, shumë të fortë. Koreani më ka mahnitur më së shumti”, nënvizoi ai.

“Pierre-Emerick Aubameyang është lojtar fantastik po ashtu, si Cristiano Ronaldo. Por unë nuk do të frikësohesha nga ata. Të gjitha do ta kishin pasur të vështirë kundër Cannavaros në kulmin e karrierës së tij”, shtoi ai.

Në shtator, Cannavaro e ndërpreu marrëveshjen me Guangzhou dhe tani shpreson ta vazhdojë karrierën e trajnerit në Evropë.

(Kosova Sot Online)