Milani nuk heq dorë, e do Pepen pa kushte

  • S.A /
  • 19 November 2021 - 13:09
Milani nuk heq dorë, e do Pepen pa kushte

Pepe ka përfunduar në dëshirat e Milanit. S’do të jetë e lehtë t’ia marrë Arsenalit që ka paguar shumë të çmendur Pepen, e që mund të quhet si një prej dështimeve më të mëdha të ‘Topçinjve’.

Milani është duke monitoruar anësorin e Arsenalit, Nicolas Pepe.

Klubi anglez pagoi 80 milionë euro për të nënshkruar me 26-vjeçarin nga Lille në verën e vitit 2019. Por, deri më tani Pepe nuk ka arritur të tregojë vlerat e tij dhe të arsyetoj çmimin e lartë të paguar për shërbimet e tij.

Arsenali është lodhur me Pepen dhe është i gatshëm ta lë të largohet për 25 milionë funte.

Sipas “Il Milanista”, Milani është i interesuar për lojtarin dhe do të tentojë ta marrë atë që në afatin kalimtar të janarit.

(Kosova Sot Online )