Alves i refuzoi ofertat nga Meksika për Barçën

  • A.P /
  • 19 November 2021 - 17:33
Alves i refuzoi ofertat nga Meksika për Barçën

Veterani i mbrojtjes ishte i vendosur për t’u rikthyer në klubin e tij të zemrës – Barcelona

Dani Alves i ka refuzuar ofertat nga Meksika vetëm për t’u rikthyer në Barcelonë.

Për këtë siguron portali “Goal.com”.

Mbrojtësi i djathtë i kishte dy oferta nga klubet e Liga MX, por i refuzoi ato.

Me një kontratë dyvjeçare ai do të mundë të merrte më shumë sesa që do të marrë në Spanjë.

Sidoqoftë, përfaqësuesi brazilian e bëri të qartë preferencën e tij për t’iu ribashkuar Barcelonën.

Ai u nda së fundmi nga Sao Paulo në eksperiencën e tij të dytë në atdhe pasi luajti një kohë të gjatë në Evropë. 

(Kosova Sot Online)