Xavi thotë se mund të ketë surpriza në formacion në ndeshjen ndaj Espanyolit

  • A.P /
  • 19 November 2021 - 19:36
Xavi thotë se mund të ketë surpriza në formacion në ndeshjen ndaj Espanyolit

Xavi Hernandez do të nisë punën e tij si trajner i Barcelonës të shtunën mbrëma, kur ekipi i tij pret Espanyolin në derbin katalanas në Camp Nou, teksa ai ka lënë të kuptohet se mund të ketë disa zgjedhje surprizë në formacionin startues.

Disa lojtarë në skuadrën e Barcelonës tani kanë shansin për të filluar nga e para nën drejtimin e Xavit, ndërsa Blaugranët kanë nevojë për një rikthim të shpejtë në paraqitje pasi aktualisht janë në vendin e nëntë, 11 pikë larg liderit të ligës, Real Sociedad.

“Do të shohim se kush do të luajë. Do të stërvitemi më vonë. Nuk kam vendosur për njëmbëdhjetëshen dhe i kam kushtuar shumë rëndësi stërvitjes. Përshtypja ime për lojtarët e rinj është e mirë. Ne nuk kemi Ansu [Fati] ose [Ousmane] Dembele , Martin [Braithwaite] ose Kun [Aguero]. Ne ​​do të duhet të përdorim të rinj, por ata janë gati. Mund të ketë disa surpriza. Do të shoh kur të shikoj seancën stërvitore këtë mbrëmje”, tha Xavi gjatë konferencës për shtyp të së premtes para ndeshjes.


(Kosova Sot Online)