Një ndeshje interesante e përmbyll javën e 14-të në Superligë

  • A.P /
  • 21 November 2021 - 09:13
Një ndeshje interesante e përmbyll javën e 14-të në Superligë

Sot do të jetë vetëm një ndeshje në program në Superligën e Kosovës në futboll, duke e mbyllur kështu javën e 14-të.

Llapi do ta presë Ballkanin në ndeshjen që fillon nga ora 13:30,

Suharekasit me fitore eventuale sot do të riktheheshin në vendin e parë në tabelë, teksa momentalisht kanë 24, një më pak se Drita dhe Gjilani.

Në anën tjetër, Llapi me fitore sot do të hynte seriozisht në garë për titull.

Momentalisht, ekipi i Batatinës mban pozitën e gjashtë me 18 pikë, shtatë më pak se dy ekipet gjilanase që po prijnë momentalisht. 

(Kosova Sot Online)