“Koha t’i përveshim mëngët” – Watfordi tallet keq me Ronaldon

  • A.P /
  • 21 November 2021 - 10:26
“Koha t’i përveshim mëngët” – Watfordi tallet keq me Ronaldon

Watfordi shënoi fitore të madhe dje ndaj Manchester Unitedit me rezultat 4:1, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 12-të në Premierligë.

Para kësaj ndeshje, ishte ylli i Unitedit, Cristiano Ronaldo që pati një mesazh, duke kërkuar fitore.

“Koha t’i përveshim mëngët edhe njëherë dhe të përfundojmë punën. Le ta ndjekim atë që jemi duke tentuar ta arrijmë këtë sezon”, shkroi Ronaldo në Twitter një ditë para ndeshjes

Por, nuk doli ashtu siç shpresonte Ronaldo. “Djajtë e Kuq” u mposhtën thellë 4:1, ndërsa Watfordi shfrytëzoi rastin të tallej me yllin portugez.

“Ne i përveshëm mëngët dhe e përfunduam punën” shkroi në Twitter Watfordi.

(Kosova Sot Online)