Manchester United rrit ofertën për Zidane

  • A.P /
  • 21 November 2021 - 10:58
Manchester United rrit ofertën për Zidane

Zyrtarizimi i shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaer tani është vetëm çështje orësh, pas humbjes turpëruese 4:1 ndaj Watfordit dje.

Ndërkohë, klubi anglez nuk po humb kohë dhe është vënë në kërkim të zëvendësuesit të Solskjaerit,

Manchester United po përshpejton përpjekjet e tyre për të bindur ish-trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane, të marrë postin e trajnerit.

United me sa duket ka rritur ofertën e tyre financiare për francezin 49-vjeçar për të pasuar Ole Gunnar Solskjaer në Old Trafford.

Zidane pati sukses të jashtëzakonshëm me Real Madridin në aventurën e tij të parë dhe do të ishte i interesuar ta provonte veten me Manchester Uniteditn.

(Kosova Sot Online)