Klopp sqaron sherrin me Artetën: Më iku truri

  • A.P /
  • 21 November 2021 - 14:06
Klopp sqaron sherrin me Artetën: Më iku truri

Liverpool fitoi 4-0 kundër Arsenalit në “Anfield”, teksa një rast i rrallë u regjistrua pas gjysmë ore lojë. Sadio Mane dhe Tomiyasu patën një dyluftim mes tyre, me lojtarin e “Topçinjve” që qendroi disa momente i shtrirë në fushë.

Një gjë e tillë solli tërbimin e trajnerëve Mikel Arteta dhe Jurgen Klopp, të cilët për pak u kapën me duar nëse nuk do të ishte për ndërhyrjen e stafeve teknike dhe zyrtarëve të ndeshjes.

Gjyqtari kryesor ndëshkoi me kartonë të verdhë dy trajnerët, duke vendosur një rekord absolut. Kurrë më parë në Premier League nuk kishte ndodhur që dy kartonët e parë të verdhë t’i merrnin dy trajnerët e skuadrave.

Timonieri gjerman i Liverpool, Jurgen Klopp sqaroi për talkSport se çfarë ndodhi realisht mes tij dhe homologut spanjoll. “Sinqerisht që më acaroi shumë fakti që Arteta dhe gjithë stafi i tij po kërkonin me ngulm që të ndëshkohej Mane me karton për goditje me bërryl.

Ama, në atë dyluftim nuk kishte fare kontakt, ata pothuajse nuk u prekën fare. Nuk doja që ata të fajësonin Mane, pasi nuk është hera e parë që ndodh.

Ndodhi edhe sezonin e kaluar kundër Real Madrid, por Sadio nuk mund të bënte asgjë pasi arbitri e paralajmëroi që do e nxirrte me të kuq nëse kryente edhe një tjetër faull.

E njëjta situatë u përsërit edhe kundër Atletico Madrid në ‘Anfield’. Ata u përpoqën ta provokonin për ta nxjerrë jashtë lojë, por ne vendosëm ta zëvendësonim në pushim.

Kundër Artetës ndodhi e njëjta gjë, edhe pse mendoj se thjesht po tërhiqnim ujin në mullirin tonë duke mbështetur të dy skuadrat tona”, theksoi trajneri gjerman.

(Kosova Sot Online)