Manchester Unitedi shënjestron trajnerin që e dëshiron në verë, pas largimit të Solskjaer

  • A.P /
  • 21 November 2021 - 14:34
Manchester Unitedi shënjestron trajnerin që e dëshiron në verë, pas largimit të Solskjaer

Sot në mëngjes, Manchester United njoftoi se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Ole Gunnar Solskjaer.

Kjo erdhi pas humbjes së thellë 4:1 ndaj Watfordit në udhëtim dje.

Ekipin për pjesën e mbetur të sezonit do ta udhëheqë Michael Carrick, ndërsa tani klubi e ka qartësuar se cilin trajner e do në verën e ardhshme.

“Djajtë e Kuq” kanë zgjedhur Mauricio Pochettinon si objektivin kryesor të tyre në verë.

Momentalisht, trajneri argjentinas është në stolin e Paris Saint-Germain, por nuk dihet se a do të vazhdojë aty përtej këtij edicioni.


(Kosova Sot Online)