Ancelotti: Modric, Kroos dhe Casemiro bëjnë gjëra që unë s’iu them t’i bëjnë

  • S.A /
  • 22 November 2021 - 10:19
Ancelotti: Modric, Kroos dhe Casemiro bëjnë gjëra që unë s’iu them t’i bëjnë

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, i ka lartësuar tre mesfushorët e vet, Luka Modric, Toni Kroos dhe Casemiro, duke thënë se ata vijojnë të jenë më të mirë në botë, pas fitores së thellë 4:1 kundër Granadas të dielën.

Marco Asensio e kaloi Realin në epërsi pas vetëm 19 minutave lojë, para se Nacho Fernandes ta dyfishonte epërsinë në minutën e 25-të në Stadiumin  Nuevo Los Cármenes. Dy golat e para të Realit ishin krijim i mesfushorit Toni Kroos.

Luis Suarez e ktheu Granadan në lojë kur shënoi falë një devijimi në minutëne 24-të.

Vinicius Junior e ktheu epërsinë e dyfishtë për vizitorët kur shënoi në portën boshe pas një asisti nga Luka Modric në një aksion të mrekullueshëm të skuadrës së Carlo Ancelottit në minutën e 56-të.

Ferland Mendy e vulosu fitoren e Realit kur shënoi i vetëm përballë portierit pas një asisti mahnitës nga Casemiro një çerek lojë para fundit.

Duke folur pas ndeshjes, Ancelotti tha: “Nuk kam nevojë të them shumë, niveli i lojës së tyre është shumë i lartë.”

Ai shtoi: “Për mua, ata janë ende tre mesfushorët më të mirë në botë. Mënyra se si ata tre luajnë më habit, sepse ata bëjnë gjëra që unë nuk iu them t’i bëjnë, iu vjen në mënyrë natyrale”.

Real Madridi është lider i La Ligës me 30 pikë nga 13 ndeshje, dy më shumë se Sevilla dhe Real Sociedadi.

Kampioni në fuqi Atletico Madrid është i treti me 26 pikë, ndërsa Barcelona e gjashta me 20 pikë.

Granada bie në zonën e rënies nga liga me vetëm 11 pikë nga 13 ndeshjet e para.

(Kosova Sot Online )