Champions League: Kush kualifikohet tutje dhe kush eliminohet në javën e pestë?

  • A.P /
  • 22 November 2021 - 19:32
Champions League: Kush kualifikohet tutje dhe kush eliminohet në javën e pestë?

Të marten dhe të mërkurën do të luhet xhiroja e pestë e fazes së grupeve në Ligën e Kampionëve, e cila pritet të jetë decisive për të ardhmen e shumë klubeve këtë sezon në garën më prestigjioze evropiane.

Deri tani, të kualifikuar tutje janë Ajax, Bayern munich, Juventus dhe Liverpool, që po prijnë në grupet përkatëse.

Ndërkohë, brenda xhiros së pestë kualifikimin tutje në fazën e nokautit mund ta sigurojnë edhe Barcelona, Chelsea, Dortmund, Inter, Manchester City, Manchester United, Paris Saint-Germain, Porto, Real Madrid, Salzburg, Sheriff, Sporting CP dhe Villarreal.

Grupi A

Manchester City do të kalojë nëse shmang humbjen nga Parisi ose nëse Club Brugge dështon të mposhtë Leipzig. City do të konfirmohet në vendin e parë nëse fiton.

PSG do të kalojë nëse mposht Cityn, ose nëse barazon dhe Club Brugge nuk mund Leipzigun, ose edhe nëse humbet nga City dhe Club Brugge gjithashtu humbet.

Club Brugge nuk do të jetë në gjendje të përfundojë në dy vendet e para nëse humbet, ose nëse barazon dhe Parisi nuk humbet nga City. Ata do të konfirmohen në vendin e tretë dhe do të kualifikohen në UEFA Europa League nëse barazojnë dhe Parisi shmang humbjen.

Leipzig nuk mund të përfundojë në dy vendet e para, por do të mbetet në garë për t’u kualifikuar në UEFA Europa League nëse mposht Club Brugge.

Grupi B

Liverpool kalon në raundin tjetër si fitues i grupit.

Porto do të kalojë nëse mposht Liverpoolin dhe Atlético humbet nga Milani.

Atlético duhet të fitojë për të qëndruar në garë për t’u kualifikuar pa qenë nevoja të varet nga rezultatet e tjera.

Milani duhet të fitojë për të qëndruar në garë ose për fazën tjetër të Ligës së Kampionëve ose për UEFA Europa League. Milani nuk do të jetë në gjendje të përfundojë në dy vendet e para, pavarësisht rezultatit të tij nëse Porto fiton.

Grupi C

Ajax kalon në raundin tjetër. Ata do të konfirmohen në vendin e parë nëse nuk humbasin nga Beşiktaş, ose nëse Sporting nuk mund Dortmundin.

Dortmundi do të kalojë nëse mund Sportingun.

Sporting do të kalojë nëse mposht Dortmundin me dy ose më shumë gola diferencë. Ata do të konfirmohen në vendin e tretë dhe do të kualifikohen në UEFA Europa League nëse humbasin.

Beşiktas nuk mund të përfundojë në dy vendet e para. Ata do të mbeten në garë për vendin e tretë dhe kualifikimin në UEFA Europa League nëse mposhtin Ajax-in dhe Dortmundi humb ndaj Sportingut.

Grupi D

Real Madridi do të kalojë nëse mund Sherifin. Ata do të konfirmohen në vendin e parë nëse fitojnë dhe Interi nuk mund Shakhtarin.

Interi do të kalojë nëse mund Shakhtarin dhe Sherifi nuk mund Madridin.

Sherifi do të kalojë nëse mposht Real Madridin dhe Interi humbet nga Shakhtar. Ata do të konfirmohen në vendin e tretë dhe do të kualifikohen në UEFA Europa League nëse humbasin dhe Interi mund Shakhtarin.

Shakhtar duhet të mposhtë Interin për të qëndruar në garë për të arritur kualifikimin, por do të varet ende nga rezultatet e tjera.

Grupi E

 Bayern kalon në fazën tjetër. Ata do të konfirmohen në vendin e parë nëse shmangin humbjen nga Dynamo ose Barcelona nuk mposht Benficën.

Barcelona do të kalojë nëse mposht Benfikën.

Benfica nuk do të jetë në gjendje të përfundojë në dy vendet e para nëse humbet ndaj Barcelonës, megjithëse do të mund të kualifikohet për UEFA Europa League.

Dynamo duhet të mposht Bayernin dhe të shpresojë që Benfica të mund Barcelonën për të qëndruar në garë për të arritur fazën tjetër. Ata do të konfirmohen në vendin e katërt nëse humbasin dhe Benfica jo, ose nëse Dynamo barazon dhe Benfica fiton.

Grupi F

Manchester United do të kalojë nëse mposht Villarrealin, ose nëse të dyja ndeshjet përfundojnë pa fitues.

Villarreal do të kalojë nëse mund United dhe Atalanta nuk mund Young Boys.

Atalanta duhet të mundë Young Boys për të qëndruar në garë për të arritur në raundin tjetër pa qenë e nevojshme të varet nga rezultatet e tjera.

Young Boys duhet të mposhtin Atalantën për të qëndruar në garë për të arritur në raundin tjetër. Ata do të konfirmohen në vendin e katërt nëse humbasin.

Grupi G

Salzburgu do të kalojë nëse mund LOSC Lille.

As Lille dhe as Wolfsburg nuk mund të kalojnë ose të eliminohen në javën 5.

Sevilla nuk do të jetë në gjendje të përfundojë në dy vendet e para nëse humbet ndaj Wolfsburgut, por gjithsesi do të jetë në gjendje të kualifikohet në UEFA Europa League. Sevilla do të konfirmohet në vendin e katërt nëse humbet dhe Lille shmang humbjen nga Salzburgu.

Grupi H

Juventusi kalon në raundin tjetër. Ata do të konfirmohen në vendin e parë nëse barazojnë me Chelsean.

Chelsea do të kalojë në raundin tjetër nëse nuk humbet nga Juventusi ose nëse Zenit nuk mund Malmö-n.

Zenit do të mbetet në garë për të arritur në raundin tjetër nëse mposht Malmö-n dhe Chelsea humbet ndaj Juventusit. Zeniti do të konfirmohet në vendin e tretë dhe do të arrijë në raundin e play-off të UEFA Europa League nëse barazon, ose nëse fiton dhe Chelsea nuk humbet.

Malmö nuk është në gjendje të përfundojë në dy vendet e para. Ata duhet të mposhtin Zenitin për të qëndruar në garë për vendin e tretë dhe një vend në UEFA Europa League.

(Kosova Sot Online)