FIFA zbulon emrat e të nominuarve për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit

  • A.P /
  • 22 November 2021 - 21:27
FIFA zbulon emrat e të nominuarve për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit

FIFA ka zbuluar listën e 11 lojtarëve për çmimin e më të mirit në botë.

Fituesit do të zbulohen në një ceremoni që do të mbahet online më 17 janar 2022.

Karim Benzema, Kevin de Bruyne, Cristiano Ronaldo, Robert Lewandowski, Lionel Messi, Neymar, Erling Haaland, Jorginho, N’Golo Kante, Kylian Mbappe dhe Mohamed Salah janë emrat që do të garojnë për këtë çmim.

Votimi publik është i hapur në FIFA.com dhe do të zgjasë deri në orën 23:59 më 10 dhjetor 2021.

(Kosova Sot Online)