Messi me fjalë të mëdha për Mbappen, s’e di të ardhmen e tij

  • A.P /
  • 23 November 2021 - 16:23
Messi me fjalë të mëdha për Mbappen, s’e di të ardhmen e tij

Ylli argjentinas ndihet i lumtur që sulmuesi francez mbeti në Paris, s’e di të ardhmen e Mbappes

Lionel Messi ndihet mirë që Kylian Mbappe po luan edhe këtë sezon në Paris Saint-Germain.

Ylli argjentinas ka dhënë fjalë të mëdha për sulmuesin francez, të cilin e ka partner në sulm.

Megjithatë, gjashtë herë fituesi i Topit të Artë” nuk e di nëse kampioni i botës me Francën do të mbetet apo jo në Paris edhe vitin tjetër

“Vetëm Kylian e ka në kokën e tij se çka dëshiron të bëjë. Jam i lumtur që ai ka qëndruar këtu këtë vit. Ai është mjaft i rëndësishëm për ne. Mbappe do të vendosë për të ardhmen në fund të sezonit”, deklaroi Messi.

Mbappe pritet t’i bashkohet Real Madridit në verën e vitit tjetër. 

(Kosova Sot Online)