Sondazhi i UEFA-s për ndeshjen Chelsea-Juventus, tifozët s’kanë dyshime për fituesin

  • A.P /
  • 23 November 2021 - 17:58
Sondazhi i UEFA-s për ndeshjen Chelsea-Juventus, tifozët s’kanë dyshime për fituesin

Sonte dhe nesër do të zhvillohet java e pestë e fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, që do të jetë përcaktuese për fatin e shumë ekipeve këtë edicion në garën më prestigjioze evropiane.

Vëmendje kryesore sonte do të jetë në Londër në stadiumin “Stamford Bridge”, atje ku Chelsea do ta presë liderin e grupi H, Juventusin.

“Zonja e Vjetër tashmë e ka siguruar kualifikimin tutje në fazën e nokautit, kurse me një barazim do ta siguronin edhe pozitën e parë në grup.

Në anën tjetër, Chelsea me një barazim e siguron automatikisht kualifikimin tutje, por do të synojë vendin e parë në grup.

UEFA ka publikuar një sondazh ku ka pyetur tifozët e futbollit se kush mendojnë se do të fitojë sonte.

70% e respondentëve thanë se fituesi do të jetë Chelsea, kurse 22% votuan për fitoren e gjigantit italian, Juventus. 8% mendojnë se ndeshja do të përfundojë pa fitues.

(Kosova Sot Online)