Messias: Golin ia kushtoj familjes dhe atyre që më besuan

  • S.A /
  • 25 November 2021 - 11:33
Messias: Golin ia kushtoj familjes dhe atyre që më besuan

Heroi i Milanit në ndeshjen kundër Atletico Madrid në Champions League ishte Junior Messias, i cili i dha fitoren kuq e zinjve, për të mbajtur akoma gjallë shpresat për të kaluar më tej në këtë kompeticion.

30-vjeçari arriti të dërgonte topin në fundin e rrjetës 3 minuta para përfundimit të ndeshjes.

Pas këtij takimi braziliani është shprehur shumë i lumtur për golin e shënuar dhe për fitoren e skuadrës.

“Ishte e lehtë për mua të shënoja, thjesht finalizuam aksionin. E them këtë sepse nuk ndjej fare presion kur zbres në fushë. Kam besim te ajo që bëj, te mënyra se si punoj”, tha ai.

“Jam kritikuar, por nuk më ka interesuar aspak, mjafton që të ndihem mirë. Unë jam rritur me përulësi dhe askush nuk më ka falur asgjë. Ia dedikoj golin familjes time dhe miqve të mi, ata që besuan te karriera ime”, deklaroi 30-vjeçari i Milanit.

(Kosova Sot Online )