Si mund të kalojë Milani në rrethin e 16 më të mirëve në Ligën e Kampionëve

  • S.A /
  • 25 November 2021 - 13:01
Si mund të kalojë Milani në rrethin e 16 më të mirëve në Ligën e Kampionëve

Milani ka ende mundësi të kalojë në rrethin e 16 më të mirëve në Ligën e Kampionëve, por për ta bërë këtë i duhet ta mposhtë patjetër Liverpoolin dhe të shpresojë se Atletico Madridi barazon me Porton.

Liverpooli e ka fituar tashmë Grupin B kualifikues dhe ka kaluar në rrethin e 16 më të mirëve duke i marrë 15 pikë maksimale nga pesë ndeshje. Por tri skuadrat e tjera në Grup, Porto, Milan dhe Atletico, janë ende me gjasa për t’u kualifikuar në xhiron e fundit grupore.

Porto ka pesë pikë në vendin e dytë, ndërsa Milani dhe Atletico kanë nga katër pikë në vendet e parafundit dhe të fundit, përkatësisht.

Për të kaluar në mesin e 16 më të mirëve, Milanit i duhet ta mundë patjetër Liverpoolin në San Siro në ndeshjen e fundit, por vetëm kjo s’i mjafton.

Një barazim në ndeshjen tjetër Atletico – Porto do të ishte rezultat ideal për kuqezinjtë, sepse kështu Milani do t’i kishte 7 pikë, Porto 6 dhe Atletico 5.

Nëse Porto e mund Atleticon, atëherë kualifikohet me 8 pikë dhe Milani do të ngelte në vendin e tretë, i cili dërgon në Ligën e Evropës.

Nëse Atletico e mposht Porton, atëherë do të barazohej me pikë me Milanin, secili nga 7.

Në këtë rast, së pari do të shikohej rekordi kokë më kokë, i cili është plotësisht i barabartë, sepse të dy ekipet e kanë fituar nga një ndeshje ndaj njëra-tjetrës duke i shënuar nga dy gola secila.

Opsioni tjetër do të ishte goldallimi dhe siç qëndrojnë gjërat, Milani e ka një goldallim prej -2, e Atletico -3.

Nëse edhe goldallimi do të ishte i njëjtë, atëherë do të shikoheshin dy rezultate përfundimtare.

Nëse Milani e mund 1:0 Liverpoolin dhe Atletico fiton 2:0 ndaj Portos, atëherë do të merrej parasysh numri i kartonëve të të dy skuadrave.

(Kosova Sot Online )