Chelsea përgatit ofertë prej 100 milionë eurosh për Chiesan

  • S.A /
  • 25 November 2021 - 15:44
Chelsea përgatit ofertë prej 100 milionë eurosh për Chiesan

Klubi anglez, Chelsea po përgatit një lëvizje për transferimin e sulmuesit italian të Juventusit, Federico Chiesa.

Sipas mediumit Calciomercato, Thomas Tuchel është një admirues i madh i Chiesas dhe mund të mbështetet nga drejtorja Marina Granovskaia për transferimin e italianit në perëndim të Londrës.

Chiesa ra në sy të klubeve të mëdha evropiane gjatë verës pasi bëri disa paraqitje të jashtëzakonshme për Italinë, të cilat e panë atë të bëhet fitues i Euro 2020.Ai admirohet gjerësisht për eksplozivitetin, shkathtësinë dhe aftësinë për të përdorur të dyja këmbët me efikasitet të lartë.

Chiesa ka shënuar tre gola dhe ka asistuar tre në 15 ndeshje këtë sezon, ndërsa cilësohet si njëri nga lojtarët më të mirë në botë në qarkullim në rolin e tij.

Kube si Bayern Munich dhe Chelsea kanë treguar interes për Chiesa dhe tani duket se Blutë mund të bëjnë lëvizjen e tyre. Skuadra e drejtuar nga Tuchel po peshon një lëvizje prej 84 milionë funtesh apo 100 milionë eurosh për 24-vjeçarin italian.

(Kosova Sot Online )