Momenti kur Klopp kapet me gazetarin për Kupën e Afrikës: “Ndal, ndal… nuk e mendova ashtu!?

  • A.P /
  • 25 November 2021 - 17:26
Momenti kur Klopp kapet me gazetarin për Kupën e Afrikës: “Ndal, ndal… nuk e mendova ashtu!?

Debat mes Jurgen Klopp dhe një gazetari në konferencën e shtypit pas ndeshjes së Champions League mes Liverpoolit dhe Portos.

Gazetari në fjalë akuzoi trajnerin e “të kuqve” se e kishte përkufizuar në një konferencë të mëparshme Kupën e Afrikës një turne të vogël, duke e ftuar të kërkonte falje.

Ai i tha se është ofendim për ta mendimi në atë mënyrë i trajnerit të Redsave.

Klopp reagoi menjëherë; “Ndalu, ndalu… nuk e ka menduar në atë aspekt, nuk e di përse e keni marrë ashtu“, thotë ai në videon e publikuar nga Sky Sports News.

Klopp më pas iu përgjigj akuzave duke shpjeguar:

“As që mund ta çoja ndër mend që të thoja se Afrika dhe turneu i saj janë të vegjël. Kam thënë se nuk ka pauza për kombëtaret deri në mars dhe pastaj shtova, ‘oj jo, është edhe një turne i vogël në janar’, por kjo ishte e thënë në mënyrë ironike”, tha Klopp.

“Natyrisht që është një kompeticion i madh, shkojnë aty lojtarët e mi më të mirë. Nuk do të mendoja kurrë diçka të tillë”.“Nuk ishte synimi im, por ti nxore diçka prej kësaj deklarate, dhe për të qenë i ndershëm, kjo nuk është e mirë”. 

(Kosova Sot Online)