Zhegrova me golin më të bukur në karrierë ndihmon Baselin të fitojë me përmbysje

  • A.P /
  • 25 nëntor 2021 - 18:42
Zhegrova me golin më të bukur në karrierë ndihmon Baselin të fitojë me përmbysje

Basel e ka përmbysur rezultatin ndaj Kairat Almaty për të fituar në fund 3-2.

Në UEFA Europa Conference League, Basel po lufton për pozitën e parë në grup dhe e nisi keq takimin e parafundit me Kairat Almaty.

Vendasit kaluan dy herë në epërsi me golat e Love dhe Hovhannisyan, por mysafirët barazuan dy herë për të përmbysur më pas gjithçka.

Goli i kthesës ishte në minutën e 69’, i shënuan nga talenti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova.

Ai realizoi një gol shumë, shumë të bukur nga distanca për të barazuar rezultatin në 2-2.

Pak minuta më pas, shënoi edhe një shqiptar tjetër, Pajtim Kasami.

Kasami realizoi golin e përmbysjes për 3-2 në minutën e 73’.

Me këtë fitore, Basel ka pushtuar pozitën e parë në Grupin H në Europa Conference League me 11 pikë, një më shumë se Qarabag FK që sonte luan me Omonia Nicosia.

(Kosova Sot Online)