CONMEBOL si UEFA, ndryshon rregullin për golin jashtë fushës

  • A.P /
  • 25 nëntor 2021 - 20:01
CONMEBOL si UEFA, ndryshon rregullin për golin jashtë fushës

Pas UEFA-s, edhe Konfederata e Amerikës së Jugut ndryshon rregullin e golit jashtë fushës, që vlente dyfish.

Në rast se do të ketë barazim golash të shënuar në të dyja ndeshjet, vajtje dhe kthim, ata të shënuar në transfertë nuk do të konsiderohen më dy.

Njoftimin e bëri zyrtarisht CONMEBOL-i.

“CONMEBOL eliminon “golin si mysafir”. Tani e tutje, të gjithë golat e turneve të CONMEBOL-it do të kenë të njëjtën vlerë. Golat e shënuar si udhëtues nuk do të konsiderohen më si faktor përcaktues në rast barazimi të rezultatit të përgjithshëm. Me këtë synohet një drejtësi më e madhe sportive,” shkruhej në njoftim.

(Kosova Sot Online)