Cantona thotë se ai do të ulet në stolin e Manchester United

  • A.P /
  • 25 November 2021 - 21:01
Cantona thotë se ai do të ulet në stolin e Manchester United

Eric Cantona i ka ngrirë të gjithë me një video të postuar në rrjetet sociale, e shpërndarë tashmë edhe në Sky Sports Premier League në ‘Twitter’.

Asi veteran i Man United , i cili shpesh shaka të ndryshme, ka bërë të ditur përmes Instagramit se po merr drejtimin e Man United.

Derisa thashethemet po rriten për uljen në stol të Ralph Rangnick, Cantona shumë seriozisht foli për postin e trajnerit që sipas tij, është zgjidhur tashmë.

Ai në videon e publikuar ka thënë se do të jetë trajneri i ri i djajve të kuq, dhe se së shpejti do të shpallë emrat e bashkëpunëtorëve të tij në ekipin teknik. 

(Kosova Sot Online)