Nuk po merret vesh për pagë me Barcelonën, e duan në Premierligë

  • S.A /
  • 26 November 2021 - 12:55
Nuk po merret vesh për pagë me Barcelonën, e duan në Premierligë

Araujon e duan në Premierligë. Shumë klube kanë shprehur dëshirën për të transferuar 22-vjeçarin që është në 18 muajt e fundit të kontratës me Barçën.

Sipas ESPN, është komplikuar rinovimi i kontratës së Ronald Araujos me Barcelonën, derisa interesimi i disa klubeve nga Premierliga ka trazuar më shumë ujërat. Shumë klube kanë shprehur dëshirën për të transferuar 22-vjeçarin që është në 18 muajt e fundit të kontratës me Barçën.

Raportohet se Barcelona dëshiron që Aruajo të hedhë të zezën mbi të bardhë për pesë vite, por paga vjetore ka ndërprerë gjithçka.

Aruajo mendon se mund të nxjerrë shumë më shumë nga kjo situatë me interesimin e klubeve nga Premierliga. 

(Kosova Sot Online )