Liverpooli po e monitoron Sarrin

  • S.A /
  • 26 November 2021 - 13:14
Liverpooli po e monitoron Sarrin

Sarr mund të përfundojë në “Anfield”.

Calciomercato raporton se Redsat janë duke shikuar mundësinë që ta transferojnë anësorin  e Watfordit në afatin kalimtar të janarit.

Jurgen Klopp dëshiron të ketë një armë më shumë në sulm dhe Ismaila Sarr për të është i duhuri.

Sarr ka kontratë me Watford edhe tri vite, por Liverpooli do të tentojë të gjejë një marrëveshje të duhur për të dyja palët në janar, për të mbyllur transferimin.

Ky nxitim i Klopp vjen edhe për faktin se për disa javë, në pjesën më të rëndësishme të sezonit, do t’i humbasë lojtarë si Mane e Salah për shkak të Kupës së Afrikës. 

(Kosova Sot Online )