PSG-ja në bisedime me Zidanen qe dy javë

  • S.A /
  • 26 November 2021 - 14:11
PSG-ja në bisedime me Zidanen qe dy javë

Mediat franceze raportojnë se gjiganti parisien është i përgatitur nëse largohet eventualisht trajneri Pochettino

Paris Saint-Germaini është i përgatitur nëse trajneri Mauricio Pochettino largohet nga Franca.

Mediat franceze raportojnë madje se gjiganti francez i ka nisur bisedimet qe disa javë me Zinedine Zidanen.

Për Pochettinon flitej se mund t’i bashkohet Manchester Unitedit.

Me këtë rast, gjiganti francez nuk ndenji duarkryq dhe e kontaktoi zëvendësuesin e trajnerti argjentinas.

Zidane është i lirë që nga vera që shkoi pasi e mbylli eksperiencën e dytë si trajner në Real Madrid.

Nuk përjashtohet mundësia që destinacioni i radhës për “Zizou” të jetë pikërisht “Parku i Princave”. 

(Kosova Sot Online )