Pioli zgjat kontratën me Milanin

  • A.P /
  • 26 November 2021 - 16:24
Pioli zgjat kontratën me Milanin

Milani ka njoftuar se Stefano Pioli ka nënshkruar një kontratë të re deri në qershor 2023 me një opsion për një vit tjetër në San Siro.

Raportet kishin konfirmuar se ish-trajneri i Lazios, Interit dhe Fiorentinës kishte nënshkruar një marrëveshje të re me kuqezinjtë pas kohës së tij të suksesshme me kuqezinjtë.

Klubi tashmë ka njoftuar zyrtarisht kontratën e re, me komente nga CEO Ivan Gazidis dhe drejtori teknik Paolo Maldini.

“AC Milan është i kënaqur të njoftojë rinovimin e kontratës së Stefano Piolit deri më 30 qershor 2023”, shkroi klubi në një deklaratë. “Me opsionin e një zgjatjeje për sezonin e ardhshëm.”

Pioli e ka ndihmuar klubin të kthehet në krye të futbollit italian dhe i ka sjellë kuqezinjtë në Ligën e Kampionëve që kur u bashkua në vitin 2019.

(Kosova Sot Online)