Man Utd arrin marrëveshje me Lokomotiv Moscow për Rangnick

  • A.P /
  • 26 November 2021 - 16:30
Man Utd arrin marrëveshje me Lokomotiv Moscow për Rangnick

Manchester United ka arritur një marrëveshje në parim me Lokomotivën e Moskës për Ralf Rangnick.

Gjermani pritet të bëhet trajner i përkohshëm i “Djajve të Kuq” deri në fund të sezonit aktual.

Kontratat pritet të nënshkruhen këtë fundjavë që Rangnick të marrë përgjegjësinë e përkohshme deri në fund të sezonit. Marrëveshja e Rangnick përmban edhe dy vjet të tjera në një rol konsulence në Old Trafford.

Sky Sports News ka mësuar se nënkryetari ekzekutiv i United Ed Woodward ka kërkuar për dy vite shtesë duke pasur parasysh nivelin e ekspertizës së Rangnick. 

Manchester United beson fuqishëm se Rangnick do të ofrojë njohuri dhe burime të vlefshme në anën e futbollit përtej fundit të sezonit. 

(Kosova Sot Online)