Ylli i Man Cityt e njofton Guardiolan se dëshiron të transferohet te Barcelona

  • A.P /
  • 26 November 2021 - 19:10
Ylli i Man Cityt e njofton Guardiolan se dëshiron të transferohet te Barcelona

Ylli i Manchester Cityt, Ferran Torres e ka informuar trajnerin Pep Guardiola për dëshirën e tij për t’iu bashkuar Barcelonës.

Kështu po raporton gazetari i njohur, Gerard Romero.

Torres do t’i lejohet të ndryshojë ambient nëse dy klubet arrijnë një marrëveshje.

Ferran Torres erdhi në City në vitin 2020 dhe ka treguar performanca të kënaqshme në Premierligë.

Para se të transferohej në Manchester City, 21 vjeçari ishte pjesë e Valencias. 

(Kosova Sot Online)