Goli i Zhegrovës nominohet për më të mirin e javës

  • G.G /
  • 27 November 2021 - 10:12
Goli i Zhegrovës nominohet për më të mirin e javës

Edon Zhegrova mund të fitojë një çmim personal ditët në vazhdim.

UEFA Europa Conference League e ka nominuar atë për golin më të mirë të javës, pas supergolit që i shënoi skuadrës së Kairat Almaty.

Ai është në mesin e katër të nominuarve që do të luftojnë për këtë çmim individual dhe padyshim, Zhegrova është favorit.

Sulmuesi anësor shënoi një super gol në ndeshjen ndaj Kairat Almaty, ku Baseli e fitoi me përmbysje 3-2.

Në garë me Zhegrovën janë Gomez i Omonia, Horvat i Mura dhe Christodoulopoulos i Anorthosis.

Zhergrova ka shënuar dy gola në Conference League në këtë sezon, ndërsa Baseli e ka siguruar kalimin e grupit. 

(Kosova Sot Online)