Klopp thotë se ardhja e Rangnick te Man United është lajm i keq për të dhe rivalët

  • G.G /
  • 27 November 2021 - 10:17
Klopp thotë se ardhja e Rangnick te Man United është lajm i keq për të dhe rivalët

Jurgen Klopp e ka vlerësuar shumë Ralf Rangnickun, i cili pritet të marrë drejtimin e Manchester United për pjesën e mbetur të sezonit.

Tashmë raportohet se palët kanë arritur marrëveshjen për një kontratë 6-mujore dhe pritet që të bëhet zyrtare kur rusët e Lokomotivës së Moskës të lirojnë gjermanin nga roli i drejtorit sportiv.

Jurgen Klopp i ka uruar mirëseardhjen dhe ka deklaruar se emërimi i Rangnick në stolin e “djajve të kuq” është padyshim një lajm shumë i keq për klubet e tjera të Premierligës.

“Sigurisht që është një trajner i madh dhe një menaxher i shkëlqyer, ndaj ardhja e tij te Manchester United është një lajm shumë i keq për klubet e tjera”, u shpreh Klopp.

“E sigurt është që me të, Man United do të jetë një skuadër e organizuar në fushë”.

“Ai ka eksperiencën e duhur për të bërë gjëra të mëdha, pasi ka marrë dy skuadra të panjohura si Leipzig e Hoffenhaim dhe i ka bërë forca të mëdha të Bundesligës”.

Ralf Rangnick do të zëvendësojë të shkarkuarin, Ole Gunnar Solskjaer. 

(Kosova Sot Online)