Kombëtarja e Kosovës viziton kompleksin memorial “Adem Jashari”

  • A.P /
  • 28 November 2021 - 13:21
Kombëtarja e Kosovës viziton kompleksin memorial “Adem Jashari”

Ekspedita e Kombëtares së Kosovës në konkurrencën e femrave sot me rastin e shënimit të Ditës së Flamurit, Ditëlindjes së Komandatit Legjendar Adem Jashari dhe daljes së parë publike të UÇK-së e ka vizituar Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Dardanet kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh tek varri i Komandatit Legjendar dhe pjesëtarët e tjerë të Familjes Jashari, të cilët ranë heroikisht gjatë luftës çlirimtare.

Kombëtarja e Kosovës të martën do të luajë ndeshjen e radhës kualifikuese për Kampionatin Botëror 2023, ku në orën 16:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” do të përballet me Kombëtaren e Shqipërisë.

(Kosova Sot Online)