PSG-ja e mund Saint-Etiennen me het-trik asistesh nga Messi në debutimin e Ramosit

  • A.P /
  • 28 November 2021 - 15:04
PSG-ja e mund Saint-Etiennen me het-trik asistesh nga Messi në debutimin e Ramosit

Paris Saint-Germain ka shënuar fitore ndaj St Etienne me rezultat 1:3, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 15-të në Ligue 1.

Ishin vendasit që kaluan të parët në epërsi përmes Bouangas në minutën e 25-të.

Gjërat u përkeqësuan për vendasit kur Kolodziejczak u ndëshkua me karton të kuq.

Më pas, në tre golat e mysafirëve asistoi Lionel Messi. Fillimisht Marquinhos barazoi rezultatin, ndërsa Di Maria kaloi mysafirët në epërsi.

Krejt në fund, Marquinhos realizoi sërish për epilogun e këtij takimi.

(Kosova Sot Online)