Manchester Unitedi me Ronaldon në stol dhe me formacion mbrojtës kundër Chelseat

  • A.P /
  • 28 November 2021 - 16:46
Manchester Unitedi me Ronaldon në stol dhe me formacion mbrojtës kundër Chelseat

Chelsea do të kërkojë ta forcojë kreun e Premierligës kur të përballet sonte me Manchester Unitedin, i cili është në krizë rezultatesh në javët e fundit.

Ndeshja e madhe e futbollit anglez mes Chelseat dhe Unitedit do të zhvillohet në Stamford Bridge në orën 17:30.

Chelsea vjen nga një fitore e thellë 3:0 kundër Leicester City në ndeshjen e kaluar në ligë dhe do të kërkojë ta ruajë epërsinë prej tri pikëve ndaj rivalëve në krye të tabelës.

Për Unitedin, kjo do të jetë ndeshje e parë në ligë pas shkarkimit të trajnerit Ole Gunnar Solskjaer, dhe skuadra do të drejtohet nga trajneri i përkohshëm Michael Carrick.

Djajtë e kuq i kanë humbur katër nga pesë ndeshjet e fundit dhe disfata turpëruese 4:1 ndaj Ëatfordit i kushtoi me shkarkim Solskjaerit.

Të kaltrit e Londrës janë liderë të Premierligës me 29 pikë nga 12 ndeshje, aq sa ka edhe kampioni në fuqi City pas fitores kundër Ëest Hamit.

Unitedit, ndërkohë, renditet në vendin e 10-të me vetëm 17 pikë, gjashtë larg top katërshes.

Tuchel nuk do të mundë të llogarisë në N’Golo Kanten dhe Ben Chillëell të lënduar.

Harry Maguire është i pezulluar, ndërsa Raphael Varane dhe Paul Pogba janë të dëmtuar te Unitedi.

Carrick ka vendosur ta lërë Cristiano Ronaldon në stol dhe të luajë me Marcus Rashford dhe Jadon Sanchon.

(Kosova Sot Online)