Sot ndahet Topi i Artë, a do ta fitojë Messi të 7-in, apo Lewandowski të 1-in?

  • S.A /
  • 29 November 2021 - 10:16
Sot ndahet Topi i Artë, a do ta fitojë Messi të 7-in, apo Lewandowski të 1-in?

Lionel Messi do të kërkojë ta fitojë Topin e Artë për herë të shtatë rekorde, por ai përballet me konkurrencë nga Robert Lewandowski i cili e synon çmimin individual për herë të parë në karrierë.

Revista franceze Frace Football vendosi të mos e ndaj fare Topin e Artë vitin e kaluar por çmimi më prestigjioz individual për futbollistë rikthehet këtë vit sonte në një ceremoni në Paris. Fituesi aktual Messi, Robert Lewandowski dhe Karim Benzema shihen si tre favoritët kryesorë. Ku dhe si mund ta përcillni ceremoninë e Topit të Artë? Topi i Artë do të ndahet në një gala mbrëmje sonte në kryeqytetin francez.

Futbollistët do të ecin në tepihun e kuq në nga ora 19:00, ndërsa ceremonia do të fillojë zyrtarisht në orën 20:30.

Ajo mund të ndiqet drejtpërdrejt në Eurosport.

Kush do ta fitoj Topin e Artë?

Analistë të shumtë dhe bastet botërore e shohin Messin si fitues të Topit të Artë për vitin 2021.

Messi e frymëzoi Argjentinën drejt fitimit të Kupës së Amerikës 2021 në verë, ku kontribuoi me katër gola dhe pesë asiste, duke u zgjedhur lojtari më i mirë dhe golashënuesi më i mirë i turneut.

Ai u zgjodh edhe golashënuesi më i mirë në La Liga dhe e fitoi Kupën e Mbretit me Barcelonën sezonin e kaluar.

Lewandowski, ndërkohë, i ndihmoi Bayern Munichut ta fitojë Bundesligën dhe i fitoi çmimet e golashënuesit më të mirë në Evropë dhe në Gjermani. 

(Kosova Sot Online )