Barcelona e dëshiron me çdo kusht, Manchester City ia vendos çmimin

  • S.A /
  • 29 November 2021 - 11:19
Barcelona e dëshiron me çdo kusht, Manchester City ia vendos çmimin

Barcelona është shumë e interesuar shumë për sulmuesin spanjoll të Manchester City, Ferran Torres.

21-vjeçari kërkohet me patjetër nga Xavi për të përforcuar ekipin e tij por sidomos repartin sulmues pasi Depay është duke luajtur i vetëm.

Dëmtimet e shumta në repartin sulmues e kanë kufizuar shumë sasinë e golave tek katalanasit.

Sipas mediave spanjolle, Ferran Torres është i gatshëm të kalojë tek spanjollët, madje Manchester City ka pohuar se nëse Barcelona do të dojë transferimin e tij, duhet të paguaj 80 milion euro.

(Kosova Sot Online )