Fjalët e para të trajnerit të ri të Manchester Unitedit

  • E.K /
  • 29 November 2021 - 14:57
Fjalët e para të trajnerit të ri të Manchester Unitedit

Ralf Rangnick është zotuar se do të bëjë përpjekje të mëdha për ta bërë të suksesshëm këtë sezon për Manchester Unitedin, pasi u emërua në rolin e trajnerit të përkohshëm të djajve të kuq.

Gjermani 63-vjeçar do ta zëvendësojë Ole Gunnar Solskjaerin, i cili u shkarkua më 21 nëntor pas humbjes turpëruese ndaj Watfordit.

Rangnick u larguar nga posti i shefit të sportit dhe zhvillimit në klubin rus Lomotiv Moscow për t’iu bashkuar Unitedit.

Duke folur për uebsajtin e Unitedit, Rangnick tha: “Jam i ngazëllyer që po i bashkohem Manchester Unitedit dhe i përqendruar për ta bërë të suksesshëm këtë sezon”.

Ai shtoi: “Ekipi është i mbushur me talente dhe ka baraspeshë të madhe të rinisë dhe përvojës. Të gjitha përpjekjet e mia për gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë t’i ndihmoj këta lojtarë ta përmbushin potencialin e tyre, individualisht dhe ç’është më e rëndësishmja si ekip”.

Pas përfundimit të këtij sezoni, Rangnick do të mbetet në United por në rolin e këshilltarit për dy sezonet vijuese.

Ndeshja e parë e tij në stolin e Unitedit mund të jetë kundër Arsenalit në Premierligë më 2 dhjetor, nëse deri atëherë i lëshohet viza e punës. 

(Kosova Sot Online)