Kjo është pozita e Pedrit në garë për Topin e Artë

  • A.P /
  • 29 November 2021 - 17:23
Kjo është pozita e Pedrit në garë për Topin e Artë

France Football ka nisur zbulimin e renditjes së lojtarëve në garë për Topin e Artë.

Tashmë janë publikuar shtatë emrat e renditur në vendet e fundit në garë për çmimin prestigjioz

Cezar Azpilicueta dhe Luka Modric janë në vendin e 29-të, kurse Nicolo Barella, Ruben Dias dhe Gerard Moreno janë në vendin e 26-të. Në vendin e 25-të gjendet Phil Foden.

Ndërkohë, mesfushori i Barcelonës, Pedri gjendet në vendin e 24-të në renditjen e përgjithshme.

(Kosova Sot Online)