United zyrtarizoi Rangnick, Redknapp: Nuk kam parë diçka më idiote

  • A.P /
  • 29 nëntor 2021 - 19:05
United zyrtarizoi Rangnick, Redknapp: Nuk kam parë diçka më idiote

Manchester United zyrtarizoi ditën e sotme trajnerin e ri të skuadrës. Ai do të jetë Ralf Rangnick, teksa gjermani ka firmosur një kontratë gjashtëmujore dhe me opsionin për të nënshkruar edhe për  dy vite të tjera, por në rolin e këshilltarit.

Ndërkaq, vendimin e drejtuesve të Djajve të Kuq për të vendosur një trajner të përkohshëm e ka komentuar shumë negativisht ish-trajneri i Tottenham Hotspur Harry Redknapp.

Ky i fundit thekson se nuk ka parë diçka më idiote duke qenë se nuk mund të zëvendësojnë një trajner të përkohshëm si Carrick, me një tjetër trajner të përkohshëm si Rangnick.

“Fakti që Manchester United është duke zëvendësuar një trajner të përkohshëm me një tjetër trajner të përkohshëm është gjëja më idiote që kam parë në jetën time. Është qesharake, nga të gjitha këndvështrimet që mund ta shohësh këtë situatë”, u shpreh Redknapp.

(Kosova Sot Online)