Si u tall Cannavaro me Drogban në ceremoninë e Topit të Artë

  • S.A /
  • 30 November 2021 - 10:01
Si u tall Cannavaro me Drogban në ceremoninë e Topit të Artë

Fabio Cannavaro u tall Didier Drogban gjatë ceremonisë së Topit të Artë të hënën.

Ish-mbrojtësi është lojtari i fundit italian që e ka fituar Topin e Artë.

“Për mua ka qenë një çast i paharrueshëm, si mbrojtës ishte e vështirë ta fitosh këtë trofe. Çast i paharrueshëm”, tha Cannavaro.

Cannavaro mori pjesë në cëeremoni dhe ia ndau talentit të Barcelonës, Pedri, Trofeun Kopa, çmimin për lojtarin më të mirë të ri në botë.

Ish-sulmuesi i Chelseat, Drogba ishte njëri prej prezantuesve të ceremonisë dhe ai dhe legjenda italiane shkëmbyen ca shaka.

I pyetur se si ishte të përballeshe me Drogban, Cannavaro u përgjigj me një buzëqeshje në fytyre: “Ishte shumë e vështirë të luash ndaj tij. Ai ishte i fortë, por për mua, ishte e lehtë sepse unë gjithmonë isha para tij. Unë isha më i shpejtë se ai”.

Cannavaro ishte kapiten i Italisë kur e fitoi Kupën e Botës 2006 duke e mposhtur Gjermaninë në finale. 

(Kosova Sot Online )