“Donnarumma nuk do të lëvizë nga Franca”

  • A.P /
  • 30 November 2021 - 14:59
“Donnarumma nuk do të lëvizë nga Franca”

Presidenti i klubit francez, Nasser Al Khelaifi e ka hedhur poshtë mundësinë e largimit të portierit italian

Giggi Donnarumma nuk do të largohet nga Paris Saint-Germaini.

Për këtë siguron presidenti i klubit francez, Nasser Al Khelaifi.

Kohëve të fundit po spekulohet se portieri italian ka shprehur pakënaqësi në kryeqytetin francez.

Kjo për faktin se ai ka përfunduar jo rrallë në bankinë.

Megjithatë, drejtuesit e klubit nuk e kanë ndërmend të heqin dorë nga ish-portieri i Milanit.

“Gianluigi Donnarumma është thjesht i jashtëzakonshëm. Ai do të kontribuojë në sukseset e Paris Saint-Germainit në sezonet e ardhshëm”, deklaroi Al Khelaifi.

Donnarumma i ishte bashkuar PSG-së verën që shkoi si lojtar i lirë.

Së fundmi ai u zgjodh portieri më i mirë në botë nga revista franceze “France Football”.

(Kosova Sot Online)